MENU
klinika

Edhe nga 70 mijë euro secili

Fituan Kupën e Afrikës, 700 m2 tokë shpërblim

10.02.2022 - 19:12

Futbollistët e Senegalit do të shpërblehen me 70 mijë euro secili dhe do t’u dhurohet edhe tokë në qytetet e Dakarit dhe Diamniadios pas triumfit të tyre historik në Kupën e Afrikës.

Sadio Mane me shokë iu rezervua një pritje heronjsh në Senegal pas medaljes së artë të fituar në Kamerun, ku mundën Egjiptin në finale me penallti.

Mijëra tifozë zbritën në rrugë për të përshëndetur kampionët e tyre. Dhe tani presidenti i vendit ka vendosur që t’i shpërblejë heronjtë për suksesin e parë të vendit në Kupën e Afrikës.

“Presidenti dekoroi pjesëtarët e delegacionit të Senegalit në Kupën e Afrikës 2021 me dekoratën e ‘Urdhërit Kombëtar të Luanit’. Futbollistët dhe stafi teknik do të përfitojnë secili 50 milionë franga afrikane, 200 m2 parcelë tokë në Dakar dhe një parcelë 500 m2 në Diamniadio”, – thuhej në profilin zyrtar të presidentit në “Tëitter”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN