MENU
klinika

Botërori i Klubeve

Mjafton Lukaku, Chelsea kalon në finale

09.02.2022 - 20:57

Chelsea kalon në finale të Botërorit të Klubeve që po zhvillohet në Abu Dhabi, teksa mundi me rezultatin e ngushtë 1-0 Al Hilal, ekipin e Arabisë Saudite. Blutë do të përballe në finale me brazilianët e Palmeiras-it.

Heroi i sfidës së luajtur në Mohammed Bin Zayed Stadium, ka qenë Romelu Lukaku. Sulmuesi belg, i cili nuk shënonte prej disa ndeshjesh, ka vendosur takimin me një gol të shënuar në minutën e 32-të.

Al Hilal është përpjekur të kundërpërgjigjet në pjesën e dytë, duke shkuar disa herë afër golit të barazimit, por pa arritur ta gjejë atë. Londinezët kanë arritur ta mbrojnë avantazhin deri në fund dhe të sigurojnë finalen e madhe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN