MENU
klinika

Merr pjesë edhe Djokovic

Frikë nga terrorizmi në Dubai, këshillohen tenistët

08.02.2022 - 13:56

Vitet e fundit ka marrë një zhvillim të madh, por Dubai së fundmi është vënë në shënjestër të terroristëve. Në datat 21-26 shkurt, në Dubai, do të zhvillohet turneu ATP për meshkuj në tenis, ku mes pjesëmarrësve do të jetë edhe numri 1 në botë, serbi Novak Djokovic.

Gjithsesi, organizimi i këtij turneu do të jetë disi e vështirë, pasi ekziston frika për atentate terroriste. Këtë gjë e konfirmuan vetë organizatorët, përmes një komunikate për mediat. Kohët e fundit janë shtuar kërcënimet për atentate terroriste nga rebelët jemenë, madje ka patur edhe sulme sporadike nga toka e ajri.

“Emiratet e Bashkuara Arabe janë impenjuar për organizimin e këtij turneu, por këshillojmë tenistët të mos shkojnë për të vizituar monumente apo qendra të tjera kulturore në Dubai”, – thuhet në komunikatë.

Turneu ATP i Dubai, 500 pikësh, është i pari për këtë vit për Novak Djokovic, ndërkohë që do të marrin pjesë edhe mjaft tenistë të tjerë big. Mes tyre Andrey Rublev, Denis Shapovalov, Jannik Sinner, Hubert Hurkacz etj., tenistë që janë në “top-10” më të mirët në botë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak