MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 22

Goditet anësori, Skënderbeu merr pikë pas 5 humbjeve

25.02.2022 - 19:45

Dhuna në kampionatin shqiptar nuk ka të ndalur dhe kohët e fundit po bëhen më të shpeshta sulmet nga ana e tifozëve. Rasti i fundit ndodhi në sfidën mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, e cila u luajt në Korçë.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, arbitri anësor u godit me një send pas koke, duke bërë që loja të ndalohej për disa minuta. Arbitrit iu dha ndihma e menjëhershme nga stafi mjekësor.

I njëjti episod ndodhi dhe në sfidën që korçarët luajtën në shtëpi përballë Partizanit, ku anësori Orgest Grabova pësoi një çarje në kokë në minutat e fundit të sfidës. Dhe për këtë Disiplina dënoi klubin vetëm me gjobë.

Sa i takon ndeshjes, pas 7 humbjeve radhazi, 5 në kampionat dhe dy në kupë, Skënderbeu më në fund ka marrë një barazim. Korcarët barazuan 2-2 në fushën e tyre me Vllaznia. Një pikë që me vlerë për nga mënyra se si shkoi ndeshja.

Skënderbeu kaloi i pari në avantazh me shkodranin Nikaj në minutën e 24-t. Da Silva në 40’ barazoi shifrat dhe 1-1 përfundoi pjesa e parë. Në 53’ shkodranët përmbysën me Mustedanagic në 1-2.

Në 77’, Zogovic lë Vllazninë me 10 vetë pas kartonit të kuq. Dhe 5 minuta më pas, ka penallti për korcarët, e konfirmuar me VAR. Zguro barazon shifrat nga pika e bardhë, mbyllet 2-2.