MENU
klinika

Premier League, Java 26

Goleadë e Liverpool, tani -3 pikë nga City kryesues

23.02.2022 - 23:40

Liverpool nuk humb prej 11 ndeshjeve, me 9 fitore dhe 2 barazime, me 8 fitore radhazi në të gjitha kompeticionet. E fundit erdhi sonte për llogari të Premier League (ndeshje e prapambetur) në shtëpi, duke mposhtur 6-0 Leeds United dhe tani është vetëm 3 pikë larg Cityt kryesues.

Ndeshja u zhbllokua në 15’ nga Salah, që realizoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Në 30’ vendasin dyfishojnë me Matip, ndërsa 5 minuta më pas Salah shënon edhe golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin. 19 gola në total për Salah, duke kryesuar në Premier League. Këtu thuajse ndeshja mbyllet.

Në pjesën e dytë, do të kishte vend edhe për tre gola të tjerë, ku nuk mund të mungonte Mane, teksa shënon në 80’ dhe 91’.  Van Dijk në 93’ mbyll ndeshjen në 6-0. Në ndeshjet e tjera, Burnley mposht 1-0 Tottenham, ndërsa Watford-Crystal Palace përfundon 1-4.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sekretarja e jashtme e Britanisë së Madhe

“Ekipet angleze, bojkot finales së Champions në Rusi”


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak