MENU
klinika

Tenis

Humb Djokovic, nuk është më numri 1 në botë

24.02.2022 - 20:45

Është ndalur në çerekfinale aventura e tenistit serb Novak Djokovic në turneun ATP të Dubait. Numri 1 në botë për meshkuj u mund 2-0 (6-4, 7-6) nga çeku Jiri Vesely, numri 123 në botë, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione.

Interesant fakti se Djokovic i ka humbur të dyja përballjet që ka zhvilluar ndaj Vesely në karrierën e tij, duke mos e mposhtur dot asnjëherë.

Humbja e sotme i kushton shumë Djokovic, që nga dita e hënë nuk do të jetë më numri 1 në botë. Më 28 shkurt, ai do të jetë zyrtarisht në vendin e dytë, ndërkohë që në majën e renditjes botërore do të ngjitet rusi Daniil Medvedev, që aktualisht luan në turneun e Akapulko (Meksikë).

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak