MENU
klinika

"Shqipëria ka bërë përparime domethënëse!"

Integrimi europian/ BE dhe SHBA në deklaratë të përbashkët

08.02.2022 - 18:25

Bashkimi Europian dhe SHBA kanë shprehur mbështetjen e tyre në vijimin e procesit të vetingut në kuadër të reformës në drejtësi në Shqipëri.

Deklaratë e përbashkët për shtyp e Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe e Ambasadës së SHBA në Tiranë

Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka bërë përparime domethënëse në reformat e anëtarësimit në BE. Ndër hapat më të vështirë, por thelbësorë, ka qenë miratimi dhe zbatimi i reformës në drejtësi. Jemi në një moment të rëndësishëm pasi reforma në drejtësi po jep rezultate.

Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve është një element themelor i reformës në drejtësi. Për t’u mundesuar institucioneve të vetingut të kryejnë misionin e tyre, është i nevojshëm ndryshimi i kushtetutës për ta zgjatur mandatin e tyre për një periudhë të kufizuar. Komisioni i Venecias konfirmoi se zgjatja e propozuar ështě në përputhje me standardet evropiane dhe është e nevojshme për të garantuar barazině para ligjit dhe sigurinë juridike.

Zgjatja e propozuar e vetingut mbështetet fuqishëm nga miqtë e Shqipërisë që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo nuk është çështje partiake. Shpresojmë që të gjithë deputetët – pavarësisht nga përkatësia partiake – ta shohin këtë si një çështje të interesit kombëtar dhe të votojnë në përputhje me të. ashtu siç kane mbështetur gjithmonë rrugën evropiane të Shqipërisë. Vota për zgjatjen e vetingut është votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE.