MENU
klinika

Plani i klubit zikaltër

Inter kërkon futbollistin e Kombëtares shqiptare

16.02.2022 - 19:27

Futbollistët e Kombëtares shqiptare po marrin vëmendje maksimale dhe i fundit është Berat Gjimshiti, që është kthyer në një nga emrat më të vlerësuar në futbollin italian, teksa më në fund është konfirmuar si i paprekshëm në radhët e Atalantës.

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare është një nga shtyllat e prapavijës së zikaltërve dhe nuk është aspak çudi që edhe ekipet më të mëdha po monitorojnë futbollistin shqiptar dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Përtej Adriatikut tashmë kanë filluar të qarkullojnë zëra për interesim konkret të Interit për Gjimshitin dhe për një plan të qartë se si do të mbërrijnë zikaltrit te futbollisti shqiptar.

Raportohet se Atalanta mudn të jetë e interesuar për sulmuesin Andrea Pinamonti dhe Interi që zotëron kartonin e tij, mund ta sakrifikojë atë për një shkëmbim me Gjimshitin.

Ky i fundit shihet si një element shumë i vlefshëm për skemat e Inzaghit, me tre mbrojtës qendre, sidomos duke marrë në konsideratë faktin se Stefan De Vrij pritet t’i japë lamtumirën klubit këtë verë duke u larguar si lojtar i lirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN