MENU
klinika

Kupa e Italisë

Inter mposht Romën dhe kalon në gjysmëfinale

08.02.2022 - 23:59

Inter ka lënë pas humbjen në derbi dhe përballë Romës në “San Siro” fiton 2-0 në kuadër të Kupës së Italisë dhe kalon kështu në gjysmëfinale, atje ku do të përballet me fituesin e duelit Milan-Lazio.

Ish-i i Romës, Edin Dzeko zhbllokoi ndeshjen pas më pak se dy minutash lojë. Gjithçka erdhi nga një lojë e shkëlqyer e Perisic, i cili arrin fundin dhe vendos një top në qendër për qendërsulmuesin boshnjak. Smalling gabon fatalisht dhe Dzeko nuk fal, duke e dërguar në rrjetë për avantazhin 1-0.

Sonte në San Siro, disa besnikë të vitit 2010 nuk deshën të humbisnin rastin për ta përshëndetur Mourinhon, ndërsa ishte ende 15′ që nga fillimi i ndeshjes, ata vendosën pankartën e qartë: “Mirë se erdhe në shtëpi Jose”. Pjesa e parë mbyllet 1-0.

Në të dytën, e djathtë e jashtëzakonshme e Sanchez, i cili njëzet e pesë metra larg porte e lëshon një të djathte të përsosur. Roma proteston për atë që ndodhi më parë, kur Vidal ia rrëmbeu topin Sergio Oliveiras ndoshta me faull. Gjithsesi, 2-0, që rezulton rezultati final.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN