MENU
klinika

Champions League

Juve e lë të hapur, Chelsea thuajse në çerekfinale

23.02.2022 - 00:00

Kampionët në fuqi të Champions League thuajse kanë siguruar çerekfinalen e këtij sezoni. Chelsea fitoi 2-0 në shtëpi me Lille. Kampionët e Francës duhet të bëjnë mrekullinë në kthim.

Sfida nisi mjaft mirë për “Blutë” e drejtuar nga Thomas Tuchel, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 8’ me Kai Havertz. Dhe pjesa e dytë nisi si e para, por goli erdhi në minutën e 63’ nga ana e amerikanit Christian Pulisic.

Nga ana tjetër Lile tentoi shumë, por Chelsea nuk i la hapësira, duke e marrë sfidën në dorë. Fitorja e pastër pa pësuar bën superfavorit Chelsea për të avancuar më tej.

Në ndeshjen tjetër Villarreal-Juventus, as në ëndrrën më të çmendur nuk mund ta kishte imagjinuar këtë debutim Dusan Vlahovic, që i mjaftuan vetëm 32 sekonda në Ligën e Kampionëve për të tundur rrjetën.

Sulmuesi serb i dhuroi avantazhin e përkohëshëm bardhezinjve, në barazimin 1-1 ndaj Villarreal. Një rezultat ky që duket se më së shumti kënaqi bardhezinjtë e Allegrit, teksa fatet e kualifikimit do të vendosen në Torino në ndeshjen e kthimit.

Golin për spanjollët e realizoi Parello, në minutën e 66-të, pas një aksioni fantastik. Për sa i përket ndeshjes, Villareali u shfaq më përkues në fushë, duke krijuar më shumë raste të rrezikshme shënimi, madje arritën të godisnin dhe shtyllën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak