MENU
klinika

Raporti i KLSH për inceneratorët

Koncesionari raporton vështirësi ekonomike pas kredisë

10.02.2022 - 15:38

Inceneratorët dhe pagesat për pastrimin duket se po kthehen një barrë e papërballueshme për bashkitë, të cilat kanë një kontratë me tre inceneratorët.

inceneratoreSipas raportit të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për inceneratorët, tarifat e bashkive për inceneratorët kanë shënuar trend rritës. Prej vitit 2004 deri në 2018, vlera totale e investimit të kontratave koncesionare për gjithë sektorët së bashku është 527.585.420.885 lekë (4.36 mld euro) nga ku sektori i mjedisit përbën 7.88% (343.9 mln euro) të tyre në raport me sektorët e tjerë. Për periudhën në auditim koncesionet e dhëna në sektorin e mjedisit llogariten të jenë me vlerën 41.568.924.844 lekë, prej ku vetëm investimi i inceneratorit Tiranë kap vlerën e 17.139.106.821 lekëve (141.74 mln euro), pra, 41.2% të kontratave koncesionare në fushën e mjedisit (apo inceneratorëve) për kohën 2014-2018 dhe 24.4% e vlerës së koncesioneve të inceneratorëve vetëm për 2018 (83.9 mln euro).

Nëse do të krahasoheshin këto të dhëna me treguesin fiskal të PBB-së të secilit vit pasqyrohet një trend rritës të koncesioneve në fushën e mjedisit. Për vitin 2016, ato zënë 0.3% të PBB-së, për 2017 zënë 1.1% dhe për 2018 zënë 1.04%. Sipas tabelave rezulton se shpenzimet e Bashkisë Tiranë (BT) për landfillin e Sharrës paraqiten me trend rritës për vitet 2017-2018 dhe se këto shpenzime janë përballuar vetëm nga taksat e qytetarëve të Tiranës me vlerë 239 mln lekë. Që nga viti 2019 kontribuues janë bërë edhe taksat e shqiptarëve. Sipas raportit, nëse në vitin 2017 kostoja e menaxhimit të mbetjeve për landfilldin e Sharrës ishte 15 mln lekë, në vitin 2020 ai arriti 1.08 mld lekë (8.3 mln euro), shifër kjo që ndahet mes taksave të qytetarëve të Tiranës dhe pjesën më të madhe taksave të shqiptarëve.

Ndërhyrja e shtetit, sipas raportit, vjen si pasojë e detyrimeve kontraktuale që lidhen me tarifën koncesionare për sasi mbetjesh të depozituara në landfill. Në përfundim të periudhës 4-vjeçare të monitorimit të shpenzimeve nga MIE për Bashkinë Tiranë nuk është përcaktuar asnjë strukturë, e cila do të monitorojë saktësinë dhe vërtetësinë e shpenzimeve që do të kryhen nga Bashkia Tiranë në lidhje me sasinë e mbetjeve që do të depozitohen në landfill. Sipas të dhënave të Bashkisë Tiranë vihet re që ka një vështirësi financiare për përballimin e shërbimit. Në vitin 2018, BT ka përballuar vetëm 23% të shërbimit, në 2019 ka përballuar 47% dhe në 2020 ka përballuar 38%.

TARIFA E PASTRIMIT

Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit, në atë kohë kontraktuesi i inceneratorëve, nuk ka negociuar (në fazën e studimit dhe fizibilitetit) me palën kontraktuale tarifën e vendosur. Për rrjedhojë është paguar në harkun kohor të 2 viteve (2018-2020) një vlerë prej 3.234.124.798 lekë (26.7 mln euro) që ka dyfishuar shpenzimet e BT dhe MIE. Ndërkohë, vetë koncesionari, sipas KLSH, paraqet probleme dhe vështirësi financiare në përmbushjen e detyrimeve të kontratës. Sipas planit të biznesit të paraqitur shihet se ai ka marrë një kredi bankare dhe për këtë ka informuar MIE (Autoriteti kontrator) duke e vënë në dijeni se ka dy kredi (Afatgjatë dhe Afatmesëm) për vijimin e projektit (shënim ndërkohë ka marrë të gjitha pagesat lekë më lekë nga buxheti sipas MFE).

Kjo bie në kundërshtim me planin e biznesit të shoqërisë që është zotuar dhe ka deklaruar se ajo ka kapital financiar për të kryer investimin, ndonëse nuk siguron se sa nga këto janë prej të ardhurave të siguruara nga operimi edhe sa nga të ardhurat e marra nga buxheti, pra, s’ka nevojë për financim shtesë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fatura 2 mld euro e koncesioneve

A rrezikojmë rritje taksash?

"Më 25 prill është fundi i Edi Ramës"

Basha e Kryemadhi në një zë për inceneratorët