MENU
klinika

Serie A, Java 24

Lazio triumfon në Firenze, beson te zona Champions

05.02.2022 - 23:46

Lazio ka marrë një fitore shumë të vlefshme në transfertën e Firenzes ndaj Fiorentinës, duke e mposhtur skuadrën vendase 3-0. Një sukses që bën bardhekaltrit të besojnë te zona Champions.

Ndeshja është vendosur në pjesën e dytë, pasi e para përfundoi në barazim pa gola. Milinkovic-Savic shënoi golin e parë në 52’ dhe loja u ndez shumë. Në 69’ në fushë hyn Hysaj për Lazion.

Fiorentina u hodh në sulm për të barazuar, por Immobile në 70’ shënoi golin e dytë për miqtë. Më dy gola avantazh Lazio nisi të mbrohej dhe shpresonte te një kundërsulm. Dhe në 81’ vjen autogoli i Biraghi.

Katër minuta më pas Torreira lë Fioren me 10 pasi merr të dytën e verdhë. Ndëshkohet edhe Strakosha me të verdhë, që sot ishte titullar. Praktikisht këtu mbaron ndeshja, me Lazion që triumfon në Firenze.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN