MENU
klinika

Mesfushori i PSG

Marco Veratti rrezikon një skualifikim të gjatë

23.02.2022 - 18:14

Marco Verratti rrezikon të marrë një skualifikim të rëndë pas deklaratave të bëra për mediat në përfundim të ndeshjes së kampionatit të humbur 3-1 nga PSG kundër Nantes.

Lojtari italian nuk i ka kursyer kritikat ndaj arbitrit të ndeshjes, i cili ika qenë fajtor, sipas tij, për një qëndrim të qëllimshëm kundër parisienëve.

Verratti ka folur për pamundësinë për të patur një dialog me arbitrin gjatë ndeshjes dhe është ankuar për numrin e madh të kartonëve të verdhë që janë dhënë pa u menduar shumë për lojtarët e PSG-së.

Pas asaj ndeshje, edhe drejtori sportiv Leonardo ka shpërthyer kundër arbitrit, duke e akuzuar atë për një mungesë respekti ndaj lojtarëve të PSG-së. Sipas L’Equipe, Verratti mund të skualifikohet edhe për 5 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës. Të njëjtin dënim rrezikon edhe drejtuesi i parisienëve, plus një gjobë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sekretarja e jashtme e Britanisë së Madhe

“Ekipet angleze, bojkot finales së Champions në Rusi”


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak