MENU
klinika

Kupa e Italisë

Milan shkatërron Lazion, ka derbi në gjysmëfinale

09.02.2022 - 23:59

Milani po kalon momente fantastike në futbollin italian. Pasi triumfoi në derbin, mposhti me rezultatin 4-0 Lacion, në çerefinalen e Kupës së Italisë, duke siguruar një biletë për  në fazën gjysmëfinale, ku do të përballet me Interin.

Ndeshja foli e gjitha për kuqezinjtë, që arritën të shënonin plot 3 herë në pjesën e parë. Leao hapi fillimisht serinë e golave në minutën e 24-t, ndërkohë që Giroud, i shndërruar në një përbindësh të vërtetë në ndeshjet e fundit, shkërmoqi lacialët me dopietën në minutat 41’ dhe 45+1’.

Skuadra e Piolit ishte pothuajse inekzistente në fushë, ndërkohë që Kessie vulosi “pokerin” në minutën e 79-të. Një sukses mëse i merituar ky për Milanin, që duket se fitorja e javës së kaluar në derbin ndaj Interit e ka rritur ndjeshëm moralin në kampin kuqezi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN