MENU
klinika

Serie A, Java 25

Napoli dhe Inter ndalen mes tyre, Milan mund të përfitojë

12.02.2022 - 20:58

Kryendeshja e javës 25 mes Napolit dhe Inter nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 dhe ky rezultat mund të përfitojë Milan, që në ndeshjen e nesërme ndaj Sampdorias, në rast fitoreje, merr kreun.

Sfida është zhbllokuar pas vetëm shtatë minutash lojë falë një penalltie të realizuar nga Lorenzo Insigne-s. Një ndërhyrje e De Vrij ndaj Osimhen në zonën e rreptësisë është vlerësuar si një faull nga arbitri Doveri, i cili është thirrur nga VAR për ta rishikuar episodin. Penallti dhe gol, 1-0 përfundon pjesa e parë.

Ashtu si pjesa e parë, edhe pjesa e dytë e Napoli-Inter ka nisur me një gol të shpejtë. Këtë herë kanë qenë zikaltrit ata që kanë shënuar, vetëm dy minuta pas fillimitt të 45 minutave të dyta. Ka qenë Edin Dzeko që ka barazuar rezultatin, duke përfituar nga një pakujdesi e mbrojtjes vendase.

Dhjetë gola për boshnjakun në këtë sezon të Serisë A. Inter mbetet në krye të renditjes me 54 pikë me këtë rezultat, Napoli në të dytin me 53, Milan i treti me 52. Serie A mbetet e hapur këtë sezon mes 3 ekipeve.