MENU
klinika

Çifti i famshëm italian

Ndahet Totti? Ilary Blasi jep përgjigje me një gjest

22.02.2022 - 14:47

Në orët e fundit në Itali flitet shumë për krizën mes Ilary Blasi dhe Francesco Totti. Çifti, sipas thashethemeve, duket se është afër ndarjes pas 20 vitesh lidhje dhe gati 17 vitesh martesë.

Ka shumë thashetheme për arsyet e ndarjes, por ndërkohë Ilary Blasi ka publikuar mëngjesin e sotëm në rrjetet e saj sociale një rrëfim, i cili ndoshta lë njëfarë interpretimi për aludimet e krizës, që nuk janë mohuar deri më tani nga çifti.

Në video shohim Ilary në tren, duke hequr maskën dhe nxjerrë gjuhën kamerës së telefonit. Një mesazh për t’iu përgjigjur thashethemeve për krizën e saj me Tottin? Askush nuk e di, por shumë fansa presin një deklaratë nga të dy për të sqaruar situatën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN