MENU
klinika

Historian e Richard Eckersleyt

Nga shok ekipi me CR7-n, në sipërmarrës qumështi

25.02.2022 - 20:16

Shumë futbollistë e lënë me shumë dhimbje sportin, një pjesë madje e vuajnë shumë, por ky nuk është rasti i Richard Eckersley, që dikur ndante dhomën e zhveshjes me Cristiano Ronaldo-n dhe vishte fanellën e United.

Pasi ka varur këpucët në gozhdë, është larguar nga futbolli dhe ka ndryshuar jetë. Prodhon qumësht dhe thotë se jeton më mirë se pesë herë fituesi i Topit të Artë. Historia e ish-Djallit të Kuq është treguar nga “The Athletic”.

Shok ekipi me Ronaldon – Richard ka shpjeguar si ka ndryshuar jeta e tij nga 2009-ta e deri më sot: “Kur kam mësuar se Ronaldo ishte transferuar tek United, për mua ka qenë si të kthehesha mbrapa në kohë. Herën e fundit që ishte aty, isha edhe unë. Stërvitesha me të”.

Lamtumira nga futbolli – Eckersley ka shkuar te skuadra e parë e Manchester United në 2009-ën duke luajtur si mbrojtës i djathtë. Megjithatë, karriera e tij ka qenë pak e shkurtër.

Pak sezone më vonë, në 2015-ën, ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me Oldham Athletic kundër Doncaster Rovers. Është dëmtuar në minutën e 71-të dhe nuk ka luajtur më. Ka thënë mjaft:

“Oldham nuk kishte para dhe as ambicie. Ndërkohë unë isha martuar, kishim një fëmijë të vogël dhe i kam thënë gruas sime se doja të largohesha nga futbolli. Ka qenë një lehtësim. Kisha mjaftueshëm para për të kërkuar diçka ndryshe”.

Eckersley

Jeta e re – Largimi nga futbolli nuk ka qenë aspak i vështirë: “Kemi shtëpinë tonë, kopshtin tonë, ushqimin tonë. Në komunitetin tonë jemi rreth 40 familje, është si të jetosh në një qytet pa rrugë. Gjithçka që vjen nga toka jonë është biologjike në 100%, ne prodhojmë rreth 25 mijë litra qumësht në muaj në shishe qelqi të riciklueshme, në respekt të plotë me modelin e ekonomisë së sotme”.

Dhe funksionon shumë mirë. “Kemi 22 punonjës dhe i kemi vënë vetes një objektiv të rëndësishëm. Të jemi shpërndarësi më i madh i qumështit në Mbretërinë e Bashkuar në pesë vitet e ardhshme”. Dhe ndoshta në shtëpinë e Ronaldo-s do të pihet qumështi i ish-shokut të tij të skuadrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Futbollisti i Atalantës sonte në fushë

“Familjet tona në rrezik, si mund të ndalet ky tmerr”