MENU
klinika

Novak Djokovic

“Nuk e bëj vaksinën me detyrim edhe sikur mos luaj”

15.02.2022 - 12:10

Në një intervistë për BBC, tenisti Novak Djokovic ka thyer më në fund heshtjen dhe ka folur për herë të parë pas largimit të tij nga kampionati Australian Open për shkak se nuk kishte bërë vaksinën.

Tenisti serb thotë se mbron të drejtat e çdo njeriu për të zgjedhur atë që do. Djokovic u pyet nëse do të sakrifikonte kompeticione të tilla si Ëimbledon apo French Open për qëndrimet e tij në raport me vaksinën.

“Po, ky është çmimi që unë jam gati ta paguaj” – ka deklaruar Djokovic. 20 herë fituesi i Grand Slam u dëbua nga Australia muajin e kaluar pasi qeveria vendosi t’i anulojë vizën për shkak se nuk kishte bërë vaksinën kundër.

Djokovic deklaroi se kishte marrë vetëm një vërtetim se ishte shëruar nga koronavirusi, prandaj nuk e kishte bërë vaksinën. Por duket se autoritetet nuk e kanë marrë parasysh këtë fakt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN