MENU
klinika

Lojërat Olimpike Dimërore

Para 6 vitesh në koma, tani fitoi medalje në Olimpiadë

12.02.2022 - 15:26

Historitë olimpike janë gjithnjë burim frymëzimi, siç është ajo e amerikanit Colby Stevenson, sportistit të freestyle, që në Lojërat Olimpime dimërore “Pekin 2022” fitoi medaljen e argjendtë (specialiteti big air).

Një rezultat fantastik për një person që 6 vite më parë rrezikonte jetën, pas një aksidenti të rëndë me makinë dhe rikthimi në sport dukej “mision i pamundur”. Pas atij aksidenti ai pësoi 30 fraktura të ndryshme në kokë dhe qafë, ndërsa sot ai është medalist olimpik dhe ka me se të krenohet.

Pas aksidentit gjendja e tij dukej e pashpresë, pasi pësoi edhe dy ndërhyrje kirurgjikale, ku në njërën prej tyre vendosi një pllakë titani në kokë. Gjatë atij operacioni, ai qëndroi 3 ditë në koma të induktuar. Pasi i mijetoi aksidentit dhe operacioneve, Stevenson nisi periudhën e rehabilitimit, ndërkohë që mjekët i thanë se nuk do të mund të kthehej më të garonte.

Ai u përpoq të garojë edhe në Olimpiadën e Pyeonchang (2018), në Korenë e Jugut, por u dëmtua në shpatull dhe u tërhoq. Gjithsesi, ai vijoi stërvitjen dhe u kualifikua për “Pekin 2022”, ku mori medalje argjendi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN