MENU
klinika

Arsyeja

Policia hyn në ZRRE, arreston Dardan Molliqajn

14.02.2022 - 17:50

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, zyrtari Frashër Krasniqi, Nol Nushi dhe të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës në ambientet e ZRRE-së, raporton Gazeta Express.

PSD ka deklaruar se kushti për ta lëshuar hapësirën e Zyrës së Rregullatorit për Energji është publikimi i vendimin për shtrenjtimin e rrymës.

Molliqaj i tha kryesuesit të bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahut se s’mund t’i lënë të punojnë, pasi sipas tij, ata po mashtrojnë.Sipas Molliqajt, rryma është shtrenjtuar edhe për ata që shpenzojnë deri në 800 kWh në muaj./ Express.