MENU
klinika

Ekspertët e UEFA-s ikin sot

Procesi zgjedhor i futbollit, Gjykata gjobit FSHF-në

17.02.2022 - 17:40

Gjykata e Tiranës nuk është mjaftuar vetëm me pezullimin e zgjedhjeve të FSHF në të gjithë vendin, teksa ka dënuar me 700 000 lekë gjobë FSHF për pengimin e gjykimit lidhur me procesin e hapur me shoqatat rajonale.

Tashmë zgjedhjet në Asamblenë Zgjedhore të planifikuara më 2 mars, nuk mund të zhvillohen, sipas vendimit të sotëm të Gjykatës. Nuk dihet nëse FSHF do ta apelojë, teksa ka 5 ditë kohë duke nisur nga nesër.

Po sot, përfundon edhe misioni i ekspertëve të UEFA-s, të cilët pasi kanë dëgjuar palët, do të përpilojnë një raport përfundimtar. Shoqatat që kanë kontestuar shpresojnë që UEFA të jetë e paanshme.