MENU
klinika

Reagimi i Kryeministrit

Rama pas takimit me Ceferin: Nuk mund të ishte më mirë

03.02.2022 - 21:53

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale për takimin e tij me presidentin e UEFA-s, Alexnder Ceferin. Ky i fundit vizitoi vendin tonë për të diskutuar klimën para zgjedhjeve në FSHF, si dhe finalen e Conference League që do të zhvillohet në Tiranë e ku qeveria shqiptare ka padyshim një përgjegjësi.

“Takimi sot me Presidentin e UEFA-s s’mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët të zhvillimit në Tiranë të finales së parë europiane në histori, si dhe të realizimit të një procesi të besueshëm për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja të FSHF”- shkruan Rama në Tëitter për këtë takim.

Edhe presidenti i  UEFA-s u shpreh më parë i kënaqur për takimin me kryeministrin dhe se kishte marrë garanci të plota nga ky i fundit për zhvillimin e finales në vendin tonë, ashtu si edhe për mospërfshirjen e qeverisë në procesin e zgjedhjeve në FSHF.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak