MENU
klinika

Ndikimi i pushtimit rus në vend

Rama: Shqipëria nuk ka varësi ekonomike me Rusinë si vendet e tjera të NATO-s, por…

25.02.2022 - 20:33

Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë të jashtëzakonshme pas përfundimit të samiti i NATO-s për situatën në Ukrainë.

Rama e ka konsideruar tragjike atë ccfarë po ndodh. Ndërkohë gjatë fjalës së ti Rama tha se ndryshe nga vendet e tjera të NATO-s Shqipëria nuk ka varësira ekonomike me Rusinë por nuk është krejt pa lidhje të kësaj natyre qoftë me Rusinë qoftë me Ukrainën.

“Mirëmbrëma të gjithëve. Po ndiqnim konferencën për shtyp të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s. Siç e dini ka pasur një samit të jashtëzakonshëm të NATO-s, i cili ka përfunduar para pak. Arsyeja është përshkallëzimi ekstrem i qasjes së Moskës ndaj fqinjëve në Ukrainë dhe gjithçka po ndodh gjatë 48 orëve të fundit që edhe ju e keni jo vetëm parë, por edhe transmetuar. Siç e dini ne jemi pjesë e KS të OKB dhe jo vetëm kaq, por jemi dhe bashkëpenëmbajtës me SHBA-të në KS, gjë që e ka bërë me dije botërisht qëndrimin tonë qysh në minutat e para pas fillimit të sulmit në instancën më të lartë të politikës ndërkombëtare.

Nga ana tjetër ne i ndjekim me shumë-shumë keqardhje këto zhvillimet duke pasur në zemër dhe në mendje realisht njerëzit në Ukrainë, ashtu sikundër dhe lidershipin ukrainas i cili kërcënohet drejtpërdrejt për vetë jetën. Nuk e di a e ndoqët gjatë ditës, qoftë presidentin Zelensky tanimë i veshur me uniformë ushtarak dhe në fushën e luftës, apo ish-presidentin Poroshenko që gjendje i armatosur në një nga lagjet e Kievit bashkë me një grup njerëzish. Është një situatë realisht tragjike, por nga ana tjeter është një zhvillim i cili ka sfiduar të gjithë arkitekturën e sigurisë në Europë duke goditur themelet e politikës, të drejtën ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar.

Sot në samit është kurorëzuar një punë intensive që kemi patur gjatë këtyre orëve. Mu duk e udhës të zhvillonim këtë konferencë për të folur për implikimet e kësaj lufte mbi Shqipërinë që shumë prej vendeve të NATO-s nuk ka varësira ekonomike me Rusinë por nuk është krejt pa lidhje të kësaj natyre qoftë me Rusinë qoftë me Ukrainën”, tha Rama.