MENU
klinika

La Liga, java 24

Real Madrid ngec në transfertë, kreu vihet në rrezik

12.02.2022 - 19:13

Real Madrid nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në fushën e Villarreal dhe tashmë diferenca me vendin e dytë ngushtohet me 4 pikë. Sevilla është e vetmja që mund të diskutojë kreun me Los Blancos këtë sezon.

Në “Estadio de la Ceramica” skuadra e Ancelottit e kishte shumë të vështirë të shënonte gol, përballë një ekipi të mirë organizuar si Vijarreali. Të vetmet që folën për Real sot ishin vetëm statistikat.

Në fushë u pa dhe rikthimi i Gareth Bale, por prezenca e tij nuk u ndje dhe aq shumë. Real kështu vazhdon të qëndrojë në vendin e parë në kampionat, por me katër pikë diferencë nga ndjekësit e Sevillas.