MENU
klinika

Miqësorja e marsit

Spanjollët, video emocionuese për ndeshjen me Shqipërinë

22.02.2022 - 23:13

Një video emocionuese, që tregon ribashkimin e një gjyshi me mbesën e tij, e xhiruar në Barcelonë, është përdoruar nga Federata Spanjolle e Futbollit, për promon e ndeshjes Spanjë-Shqipëri, që do të luhet pas 18 vitesh në Barcelonë.

Këto sekuenca emocionuese, u përdorën për të kujtuar se iberikët nuk kishin luajtur në kryeqytetin katalanas prej 18 vitesh. Videoja është në gjuhën katalanase, e cila ndryshon nga ajo spanjolle.

“Duket si dje, ka rënë shi.” Kështu nis spoti i publikuar këtë të hënë nga Federata Spanjolle e Futbollit në profilet zyrtare të rrjeteve sociale për të paralajmëruar ndeshjen e radhës miqësore Spanjë-Shqipëri.

Kjo ndeshje do të luhet më 26 mars në stadiumin e Espanyol në orën (19:00). Njoftimi i federatës përfshin fraza në gjuhën katalanase me doza shumë emocionale.

Spoti flet për historinë mes një gjyshi dhe mbesës së tij, duke kujtuar momentin e lindjes së saj, që përkon me ndeshjen e fundit të Spanjës (18 vjet më parë) në kryeqytetin katalanas. “Ishte shkurt dhe ne po luanim kundër Perusë. Gati të hynim në stadium dhe papritmas thirrja. ‘Vajza ka lindur”, thuhet në video.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak