MENU
klinika

E propozoi SHRF Lezhë

Starova, zyrtarisht kandidat për president i FSHF-së

09.02.2022 - 14:21

U zhvilluan ditën e sotme punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Lezhë, ku janë zgjedhur delegatët që do të përfaqësojnë SHRF Lezhë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së më 2 mars si dhe propozuan trajnerin e mirënjohur Sulejman Starova si kandidat për President të FSHF.

Në këto punime morën pjesë 12 shoqatat anëtare të përfaqësuar me 18 delegatë. Dy anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Fatbardh Jera dhe Vasil Bici përshëndetën punimet e Asamblesë si dhe përgëzuan anëtarët e SHRF Lezhë për punën e bërë gjatë kësaj kohe në këtë zonë.

Kryetari i kësaj shoqate, Ridvan Kulli, falenderoi anëtarësinë për punën e kryer deri më tani dhe garantoi mbështetje maksimale tashmë që SHRF Lezhë ka buxhetin e saj dhe autonomi menaxheriale. Anëtarësia vendosi të propozojë emrin e Sulejman Starovës si kandidat për President të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe emrin e Vasil Bicit si kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Në përfundim të votimit delegatët e SHRF Lezhë zgjodhën gjithashtu me unanimitet të plotë Kristjan Xhidodajn, Dario Palin dhe Leonard Preloshin për t’i përfaqësuar në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagon kandidati: FSHF nxorri jashtë mediat

Lazër Matija zgjidhet kryetar i ri i SHRF Shkodër