MENU
klinika

NBA

Suns “blindojnë” kreun, rikthehen Lakers

17.02.2022 - 13:03

Phoenix Suns është skuadra me një ecuri fantastike në NBA. Plot 48 fitore dhe vetëm 10 humbje, duke u shkëputur ndjeshëm në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit. E fundit ishte fitorja e shtatë radhazi për Phoenix, që mposhti 124-121 Houston Rockets.

Ndeshje me rivalitet, vendosur në fund, me Booker autor i 24 pikëve dhe Ayton 23. Ndërkohë që 41 pikë erdhën nga lojtarët e stolit, vendimtarë në këtë sfidë. Suns në 19 ndeshjet e fundit kanë vetëm 1 humbje dhe 18 fitore.

Po në Perëndim rikthehet te fitorja skuadra e Los Angeles Lakers, që mundi 106-101 Utah Jazz, ekip pretendent, por që ka rrëshkitur në vendin e katërt. Një sfidë ku u dallua LeBron James me 33 pikë. Për Jazz u dallua Mitchell me 37 pikë, por që nuk mjaftuan.

Humbet edhe ekipi i Golden State, që u mund në shtëpi në sekondën e fundit 117-116 nga Denver Nuggets. Nikola Jokic realizoi 35 pikë e 17 rebound. Vetëm 25 pikë për Curry, më i miri për skuadrën e tij, por që mbetën thjesht për statistikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN