MENU
klinika

Champions, Europa e Conference League

UEFA, 30 mijë bileta falas për tifozët e ekipeve finaliste

14.02.2022 - 17:23

Bileta falas për tifozët e skuadrave që do të kualifikohen në finalet e Kupave të Europës të këtij viti. Kështu ka vendosur presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, duke shpjeguar se do të jetë mënyra “për t’i falënderuar dhe për t’u shpërblyer për mbështetjen e tyre ndaj futbollit evropian gjatë krizës për shkak të pandemisë.

Konkretisht, UEFA specifikon, tifozët e klubeve finaliste do të marrin biletat falas të ndara si më poshtë: për Champions League biletat e dhëna do të jenë dhjetë mijë (5000 për ekip), për Europa League 8000 (4000 secila), për Conference League 6000 (3000 bileta për ekip) dhe për femrat 6000 të tjera (3000 për ekip).

Në total, pra, biletat për finalet e UEFA-s që konfederata evropiane do t’u japë tifozëve do të jenë tridhjetë mijë. UEFA specifikon në një shënim se “çdo ekip finalist do të mund të përdorë këto bileta falas për të shpërblyer tifozët e tyre më besnikë (d.m.th. ata që janë abonuar për kohën më të gjatë, ose ata që kanë ndjekur numrin më të madh të ndeshjeve jashtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN