MENU
klinika

Europa dhe Conference League

Ukrainasi kualifikon Atalantën, eliminohet Lazio

24.02.2022 - 21:45

Në ditën që vendi i tij u pushtua nga Rusia, ukrainasi Malinovsky bën mrekullinë për Atalantën, duke shënuar 2 gola në fitoren 0-3 në Athinë ndaj Olympiacos.

Atalanta kishte fituar edhe takimin e parë në shtëpi 2-1, falë dy golave të Berat Gjimshitit, ndërsa në kthim bëri akoma më mirë, duke avancuar më tej në Europa League.

Ndërsa Lazio, pasi u mposht në ndeshjen e parë 2-1 në Portugali me Porton, në Romë nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2, duke u eliminuar. Strakosha ishte titullar, Hysaj hyri në pjesën e dytë, por pa mundur dot të avanncojë më tej.

Real Sociedad mori një barazim 2-2 në fushën e Leipzig dhe ishte favorit për të kaluar, por u mposht 1-3 në shtëpi dhe janë gjermanët që avancojnë. Ndërsa Dinamo Zagreb fitoi 1-0 ndaj Sevilla, por eliminohen, pasi spanjollët kishin fituar 3-1 ndeshjen e parë.

Conference League – Bodo/Glimt mposhti për herë të dytë, 2-0 Celtic, duke qenë një nga surprizat e Conference League. Marseille avancon më tej duke mundur dy herë Qarabag. PSV barazoi, por falë fitores së barë kualifikohet. Gjithashtu edhe Partizan i Beogradit, që mposhti Sparta Prague.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak