MENU
klinika

Premier League, Java 26

United tregon forcën, Ronaldo nervoz, zëvendësohet

20.02.2022 - 18:01

Manchester United tregon forcën jashtë fushe, duke mposhtur 2-4 Leeds United. Djajtë e Kuq përforcojnë pozitat në vendin e katërt, duke u afruar me objektivin minimal.

E pabesueshme ajo që ndodhi në këtë ndeshje. Pas një pjese të parë gati perfekte, Manchester United udhëhiqte 0-2 në fushën e Leeds United me golat e kapitenit Maguire dhe Bruno Fernandes.

Por, në 45′ e dyta, skuadra e drejtuar nga “El Loco” Bielsa ka çuditur të gjithë: brenda 1 minute 2 gola: 53′ dhe 54′ me Rodrigo Moreno dhe Rafinha. Por duket se këto gola ishin thjesht flakë kashte.

Në 70’ Fred kalon në avantazh Manchester United, ndërsa në 85’ trajneri zëvendëson Ronaldon, që më herët kishte marrë edhe një karton të verdhë. Një minutë para kohës së rregullt, miqtë shënojnë edhe golin e katërt me Elanga.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN