MENU
klinika

Ja cili është

Cili shtet përdor më shumë aplikacionet e takimeve!

19.02.2022 - 07:43

Aplikacionet e takimeve si Tinder kanë revolucionarizuar lojën e takimeve për një brez të rinjsh beqarë. Duke e bërë kërkimin e partnerëve dhe të ardhmen e dashurisë, teorikisht, më të thjeshtë se kurrë, nuk është surprizë që “online” po bëhet mënyra më e përhapur për njerëzit që kërkojnë të takohen në ditët e sotme. Siç specifikohet në raportin e “Services Report 2021 Dating Services” qarkullimi global i tregut të shërbimeve të takimeve arrin shifrën 8.2 miliardë dollarë në vitin 2021.

Pjesa më e madhe e të ardhurave gjenerohet në kategorinë e takimeve online. Kur këto shifra krahasohen në nivel global, vihet re se pjesa më e madhe e të ardhurave gjenerohet në Europë, me 1.8 miliardë dollarë në vitin 2021 dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 1.6 miliardë dollarë. Të ardhurat në Kinë janë më të ulëta, me 1.1 miliardë dollarë në vitin 2021.

Në lidhje me përdoruesit, “Global Consumer Survey” zbulon se vendi me përqindjen më të lartë të personave single që përdorin këtë metodë moderne të matchmaking është Suedia, me 25% që thanë se përdorin shërbimet e takimeve online. Brazili renditet i dyti në klasifikim, me 22%. Njerëzit në Korenë e Jugut dhe në Rusi, duket se ndihen mirë, duke mos përdorur ndihmën e takimeve online, megjithatë vetëm 7% dhe 4% e personave single përkatësisht thanë se përdorin shërbime të tilla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN