MENU
klinika

NBA

Warriors bien pas 9 fitoreve, Lakers rrezikojnë “play-off”-in

10.02.2022 - 14:07

Pas nëntë fitore radhazi në NBA, Golden State më në fund bie. Warriors u mundën 111-85 nga Utah Jazz, duke humbur terren me Phoenix Suns në betejën për kreun e renditjes në Perëndim.

Një ndeshje e dominuar nga vendasit e Jazz, ku u dallua Bogdanovic me 23 pikë, ndërkohë që 44 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. Curry nuk ishte në një ditë të mirë, duke realizuar vetëm 16 pikë, shumë pak për yllin e NBA, që ka një mesatare 25 pikë për ndeshje.

Ndërkohë, vjen humbja e radhës për Los Angeles Lakers, që u mund 107-105 nga Portland Trail Blazers, duke rrezikuar kualifikimin në play off. Një sfidë e ekuilibruar deri në fund, ku LeBron James realizoi 30 pikë, por që nuk mjaftuan. Për Portland u dallua Simons me 29 pikë.

Në Lindje, Chicago Bulls u rikthye te fitorja pas dy humbjeve radhazi, teksa mundi 121-109 Charlotte. Skuadra në pronësi të Michael Jordan pësoi humbjen e gjashtë radhazi. Më i miri për Bulls ishte DeRozan me 36 pikë, mbështetur edhe nga LaVine me 27 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN