MENU
klinika

NBA

Warriors fundosin Lakers, 11 humbje radhazi për Nets

13.02.2022 - 12:40

Los Angeles Lakers po dështojnë nga ndeshja në ndeshje në NBA. Humbja e tretë radhazi për Lakers, që është jashtë zonës play off në Perëndim, që sot u mundën 117-115 nga Golden State.

Sfidë që dhuroi emocione deri në fund, ku LeBron James realizoi 26 pikë e 15 rebound, por që s’mjaftuan. Në kahun tjetër, lider në fushë ishte Klay Thompson me 33 pikë, mbështetur nga Curry me 24 pikë.

Në krye të renditjes në Perëndim qëndron skuadra e Phoenix Suns, që mposhti 132-105 Orlando Magic. Më i miri për Suns ishte Kevin Booker me 26 pikë, por 9 lojtarë të Phoenix realizuan mbi 10 pikë.

Vijon kriza e ekipit të Brooklyn Nets, që pësoi humbjen e 11-të radhazi dhe tashmë rrezikon play off-in. Nets u mundën sot 115-111 nga Miami Heta, në një sfidë me rivalitet.

Për Miami u dallua Adebayo me 19 pikë e 11 rebound, por në fakt ishte një fitore e kolektivitetit (7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë). Miami, falë këtij suksesi, mban kreun e renditjes në Lindje.

Fitore të vështirë korri edhe ekipi i Chicago, që mundi 106-101 Oklahoma, ndeshje ku vendimtar për Bulls ishin DeRozan me 38 pikë e Vucevic me 31 pikë e 15 rebound.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN