MENU
klinika

Trajneri katalanas

Xavi habit: Barcelona, jo favorite në Europa League

16.02.2022 - 23:22

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka pranuar se ai mund të bëjë rotacion në skuadër për ndeshjen e nesërme, edhe pse ndeshje kundër klubit nga Pompei “mund të luhej në Champions”.

Katalanasit janë duke u përgatitur për ta pritur skuadrën e Luciano Spallettit në Nou Camp në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt në Europë League, ndeshje që zhvillohet nesër.

Barcelona barazoi 2-2 në derbin kundër Espanyolit javën e kaluar dhe skuadra është kritikuar shumë këtë sezon, pasi që nuk është as në garë për titullin në Spanjë. Për momentin ata janë në vendin e katër në La Liga me pikë të barabarta me Atletico Madridin.

“Kritikat janë normale për një skuadër si Barcelona, ato na ndihmojnë të përmirësohemi si futbollistë. Ne ende se kemi bërë formacionin. Çdo lojtar është i dobishëm, të gjithë ata që luajnë vazhdimisht.

Eric dhe Busquets janë dy lojtarët tonë kryesor, por nesër do të jetë një ditë e mirë për ta pushuar Busquets, apo ndoshta të dielën. Është e qartë që ai nuk mund të luajë çdo ndeshje. Ne duhet të bëjmë ndryshime, por ne po përpiqemi që të jemi garues.

Ne kemi shumë opsione në sulm dhe kjo është një gjë shumë e mirë për mua si trajner. Napoli është skuadër nivel i Champions, kjo ndeshje mund të ishte luajtur në Champions, pasi që ata janë një skuadër e shkëlqyer.

Ata luajnë pa lojtarët kryesor si Matteo Politano dhe Hirving Lozano të cilët janë futbollist të mëdhenj. A është Barcelona favorite për ta fituar Europa League? Nuk do të thoja që ne jemi favorit”, pranoi Xavi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në sfidat me eliminim direkt në Champions

Mbappe kalon Messin dhe Cristiano Ronaldon