MENU
klinika

Tre gazetarë si kandidatë

Zgjedhjet në FSHF, rasti unik: Komisioner, delegat dhe kandidat

11.02.2022 - 23:35

Rasti që shfaqet në Asamblenë Zgjedhore të FSHF-së të këtij viti është unik, pasi një person do të jetë njëkohësisht komisioner, delegat me të drejtë votë dhe kandidat.

Në garën për një vend në Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së gjendet edhe emri i Ervin Canollarit, drejtues në akademinë “Internacional” në Pezë. Ai ka marrë propozimet e mjaftueshme për të qenë pjesë e kësaj gare, sipas verifikimit që i është bërë edhe nga vetë ai.

I njëjti person rezulton në fakt se është edhe anëtar i Komisionit të verifikimit të delegatëve për zgjedhjet në FSHF dhe nëpërmjet tij kanë kaluar të gjitha propozimet e anëtarëve të institucionit të futbollit.

Tani, ai pret që të votohet nga delegatët me të drejtë vote në Asamble, një prej të cilëve është…Ervin Canollari. Ai u zgjodh nga Shoqata Rajonale e Tiranës si një prej delegatëve me të drejtë vote që të përfaqësonin futbollin amator të kryeqytetit në këto zgjedhje.

Ndërkohë, është rasti i parë që në garë janë future 3 gazetarë. I pari është Dritan Shakohoxha, që kandidion për president të FSHF-së, ndërsa për anëtar të Komitetit Ekzekutiv garojnë Pano Xhixho (drejtor i departamentit të sportit në RTSH) dhe Anila Basha (drejtoreshë e grupit mediat “newsbomb”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN