MENU
klinika

Bundesliga, Java 22

Zhvlerësohet dopieta e Lewa-s, turpërohet Bayern

12.02.2022 - 18:32

Bayern Munchen pëson turpin e radhës. Kampionët në fuqi të Bundesligës u mundën në transfertë 4-2 nga Bochum. Një humbje që dje më shumë për moralin para ndeshjeve në Chammpions se sa për renditjen.

Një rezultat shtangës që ka rishkruar historinë. Bochum, në fakt, është skuadra e parë që ka shënuar 4 gola në pjesën e parë në një ndeshje të Bundesliga-s kundër Bayern Munich që nga 1975-a, kur Eintracht Frankfurt ka shënuar 5 gola në pjesën e parë në një fitore 6-0.

Ngushëllimi i vetëm për Bayern ka qenë i zakonshmi Robert Lewandowski. Polaku ka qenë autori të dy golave për bavarezët dhe tani kryeson renditjen e golashënuesve të Bundesliga-s me 26 gola.

Bayern kryeson renditjen me 52 pikë dhe Borussia Dortmund do të ketë mundësinë të shkojë gjashtë pikë larg skuadrës së Nagelsmann nëse fiton nesër në fushën e Union Berlin.