Në orët e para të ditës së diel rikthehet ora verore. Në orën 02.00 të mëngjesit të 27 marsit akrepat do të lëvizin 60 minuta para. Ora do të zgjasë deri të dielën e fundit të tetorit. Arsyet e këtij ndryshimi tashmë dihen: shfrytëzimi më shumë i dritës së diellit dhe kursimi i energjisë. Teoria e ndryshimit të orës është hedhur që në shekullin XVIII, nga Benjamin Franklin, me argumentin se me realizimin e saj do të kursehej shumë energji.
Nata e kësaj të shtune do të vërtetojë se pranvera është këtu, por çfarë ndodh dhe si e përballojmë ndryshimin e orës para
Ja 16 gjërat që ndodhin kur nërrohet ora në mars:
1. Gjatë gjithë javës ke ndier nevojën për të fjetur edhe një orë më shumë dhe vetëm tani e kupton se mëngjesi do të jetë një orë më pak. Veçse mos harro se “pranvera është përpara”
2. Club-et e natës lajmërojnë se do të qëndrojnë hapur edhe një orë shtesë si rezultat i orës verore, kështu që zgjimi në mëngjes është edhe më i tmerrshëm.
3. Vendos gjithmonë t’i ndryshosh paraprakisht të gjitha orët, me qëllim që t’i kesh gjërat nën kontroll…. asnjëherë nuk ia del.
4. Kërkon në Google çfarë pajisjesh mund ta ndryshojnë kohën automatikisht…
5. … por harron orën që ke në tenxhere. Pasi premton se në fund do ta ndryshosh edhe atë, ndoshta është e vetmja orë që nuk ndryshon kurrë derisa të rikthehet ora dimërore.
6. Në mëngjes zgjohesh gjithmonë e hutuar dhe të duket sikur është koha e drekës. Humbje kohe.
7. Të gjitha vaktet e ditës janë një rrëmujë e vërtetë… Stomaku nuk e kupton dot pse dreqin duhet të ndryshojë ora.
8. Edhe “njerëzit e mëngjesit” nuk do jenë të lumtur kur të dëgjojnë alarmin e orës.
9. Të gjithë do përpiqen të bëjnë një bisedë serioze në punë, por kuptimi është i njëjtë: “Ndihem aq e lodhur, sikur të kisha fjetur edhe një orë më tepër”
10. Nëse ankohesh se je e lodhur dhe përpiqesh të argumentosh pse duhet të flesh një orë më herët, nuk ka asgjë që të të heqë nga televizori të dielën në mbrëmje.
11. Përfundon duke e fikur alarmin disa herë të hënën në mëngjes, aq sa zgjimi të bën vërtet nervoz.
12. Për fat të keq, të gjithë janë zgjuar në të njëjtën mënyrë dhe përfundon në një trafik të tmerrshëm me çdo lloj transporti të jesh duke udhëtuar.
13. Dikush në punë do të vijë vërtet shumë vonë, ndodh gjithmonë kur vjen ora verore. Uro mos të jesh ti këtë herë.
14. Nëse je prind, fëmijët gjithmonë do të justifikohen “akoma nuk ka rënë nata”, ndaj do të kërkojnë më shumë të rrinë jashtë dhe të flenë më vonë.
15. Megjithatë, shumica prej nesh do të përfundojë me një dremitje në divan shumë më herët se zakonisht.
16. Kush e kishte menduar se një orë para do të na kushtonte kaq shumë?