MENU
klinika

Jua tregojnë vajzat e famshme

6 mënyra si të dukeni ‘chic’ me topuz

10.03.2022 - 14:51

Ndodh shpesh që vajzat e ekranit të vendosin standarte të reja të asaj që pëlqehet në masë për audiencën.

Duke u ndjerë më rehat me flokët e kapur, ato kanë kaluar nga modeli i flokëve bisht tek ai topuz, të cilin deri më tani shumica e kishin provuar vetëm në shtëpi. Në majë të kokës, në mes apo në fund, vajzat e kanë zgjedhur këtë model kombinuar me fustane, grim profesional duke treguar se duken mjaft bukur dhe kështu.

  
Lori Kaçka, Jonida Maliqi, Bora Zemani, Adrola Dushi, Jonida Vokshi e Alketa Vejsiu janë shafqur në daljet e tyre publike me flokët topuz. Dhe kaq mjaftoi që të gjitha vajzat ta provojnë këtë model në sezonin pranverë- verë 2022!