MENU
klinika

Kuqezinjtë kanë një plan

Armando Broja bëhet objektivi kryesor i Milanit

31.03.2022 - 14:27

Milan vijon “betejën” për t’u rikthyer te titulli në Serie A. Kuqezinjtë e Stefano Piolit shihet si favoritë në këtë pikë, por në të njëjtën kohë që ekipi “lufton” në fushë, drejtuesit e klubit po punojnë për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri.

Pasi dështuan në Champions këtë vit, ku u eliminuan që në fazën e grupeve, “djalli” kërkon që sezonin e ardhshëm të jetë më konkurrues pikërisht në një turne ku dinë se si fitohet. Maldini dhe stafi i tij, kanë në dorë listën e dëshirave të Stefano Piolit, repartet ku kërkohen ndryshime.

Sulmi mbetet prioritet për sezonin e ri pasi lojtarë si Giroud dhe Ibrahimovic nuk ofrojnë shumë garanci, kjo edhe për shkak të moshës. Orgi i Liverpool është një temë e nxehtë por nga Anglia kanë një tjetër emër, bëhet fjalë për Armando Brojën.

Pas Pellegatit, kjo dëshirë e Milan, përforcohet edhe në ishull. Broja është një sulmues i ri, ditëlindja 2001 ndërsa në sezonin e tij të parë si protagonist në Premier League po shkëlqen. Broja ka shënuar 9 gola në 31 ndeshje me fanellën e Southampton, ndërsa 3 gola në 12 ndeshje ka shënuar me përfaqësuesen shqiptare.

Maldini dhe Massara kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me klubin e Chelsea, nëse gjërat zgjidhen shpejt, pra nëse Chelsea i lejohet të operojë në tregun e transferimeve, dyshja e Milan do të paraqitet me një ofertë konkrete për Armando Brojën. Sipas mediave italiane, sulmuesi kuqezi konsiderohet si “qershia mbi tortë” për Stefano Piolin dhe projektin e tyre të ri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak