MENU
klinika

Pas Britanisë së Madhe

BE do të ngrijë asetet e Roman Abramovich

14.03.2022 - 14:20

Mbretëria e Bashkuar “ngriu” menjëherë asetet e Presidentit të Chelsea-s, Roman Abramovich, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë. Sipas asaj që shkruan Reuters, Anglia nuk do jetë i vetmi vend që  ka marrë këtë vendim për Abramovich.

Vendet e Bashkimit Europian kanë vendosur që të ndjekin këtë rrugë dhe të mos tolerojnë aspak manjatin rus, i cili njihet botërisht për marrëdhëniet e ngushta me Vladimir Putin.

Diplomatët e vendeve të BE-sw do të takohen sot,  jo vetëm për të “ngrirë” asetet e Abramovich, por edhe për të  vendosur një listë të re sanskionesh për të dhe për shtetin rus.

chelsea abramovic
chelsea abramovic

Kujtojmë që para pak ditësh, qeveria angleze bëri me dije se kushdo që dëshiron të blejë Chelsea-n, duhet të kalojë njëherë nga instancat drejtuese të Anglisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN