MENU
klinika

La Liga, Java 28

Benzema nuk njeh limite, Real “arratiset” me dopietën e tij

14.03.2022 - 23:59

Real Madrid siguroi fitoren e katërt radhazi në La Liga dhe “arratiset” në krye. Los Blancos mundën 3-0 në transfertë Mallorca-n dhe tashmë kur mbeten edhe 10 javë, titulli nuk duket problem.

Reali vendosi të bënte më shumë presion në gjysmëfushën e vendasve dhe pikërisht nga një strategji e tillë, përfitoi Benzema që mori topin pas një presingu të Valverde.

Në të dytën, francezi menjëherë pasoi për të vinicius Junior me brazilianin që nuk fali përballë portierit kundërshtar duke i dhuruar avantazhin të tijve në minutën e 55.

Në vijim, vendasit provuan të reagonin, megjithatë të besuarit e trajnerit Carlo Ancelotti ishin të vendosur mirë në fushë dhe nuk lejuan rrezikshmëri në portën e tyre. Ndërkohë që realizuan edhe dy herë me Karim Benzema, i cili shkon në kuotën e 22 golave në kampionat duke u konfirmuar lider i Real Madrid.