MENU
klinika

Ligue 1, Java 29

Ç’po ndodh me PSG-në? Tjetër humbje e turpshme

20.03.2022 - 16:00

Situata te PSG po rëndohet edhe më shumë. Ekipi parizien ka pësuar një humbje të papritur në kampionatin francez, ku janë mundur me rezultatin 3-0 ndaj Monaco. Shokues ky rezultat, por që nuk cënon pozitat e tyre në renditje.

Ben Yedder ishte heroi i sfidës me dy gola të shënuar, përkatësisht në minutën e 25’ dhe 84’. Pati festë dhe për Kevin Volland që shënoi. Një disfatë shokuese për të besuarit e Pochetinos.

Me këtë rezultat Monaco ngjitet në vendin e 7 me 44 pikë, ndërsa PSG-ja mbetet në vendin e parë me 65 pikë. Më shumë sesa për titullin, ajo që bie në sy është nervozizmi i yjeve, teksa Mbappe dhe Neymar u ndëshkuan me karton të verdhë. Messi mungoi në këtë sfidë.