MENU
klinika

Pa stërvitje

Direkt nga lufta, ukrainasja merr medaljen e artë

19.03.2022 - 17:28

Atletja ukrainse Yaroslava Mahuchikh fitoi sot medaljen e artë në kërcim së larti, në botërorin e sallave të mbyllura, event që po zhvillohet në Beograd (Serbi).

Ajo kërceu 2.02 metra, duke fituar të artën. Ky është rezultati më i mirë në karrierë për Mahuchikh (bronz në “Tokyo 2020” pak muaj më parë), duke lënë pas australianen Eleanor Pattreson (2.00 metra) dhe kazaken Nadezhda Dubovitskya (1.98 metra).

Atletja nga Ukraina mbërriti në këtë turne thuajse pa stërvitje, pa bërë përgatitjen e duhur, për shkak të luftës në vendin e saj. Pas triumfit, atletja e lindur në Dnipro, ia dedikoi medaljen vendit të saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN