MENU
klinika

Pronari i Chelseas

Sulm ndaj superjahtit të Roman Abramovich

17.03.2022 - 14:29

Roman Abramovich është vënë në qendër të vëmendjes botërore pas agresionit rus në Ukrainë. Miliarderi rus, pronar i Chelsea, njihet si mbështetës i Putinit, ndaj Europa ka vënë sanksione ndaj tij.

Së fundmi, Solaris, jahti i famshëm në pronësi të tij, me vlerë më shumë se 513 milionë euro, u sulmua në Barcelonë nga aktivistët. Kjo ishte një shfryrje dufi kundër pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Sipas raportimeve të publikuara nga gazeta britanike “The Mirror”, një protestues lituanez u përpoq të përplaste një varkë me superjahtin “Solaris” të Roman Abramovich, por nuk e bëri dot këtë. Pas incidentit, jahti i majnjatit rus është transferuar në një vend të sigurt.

“Global Chronicle” raporton se Policia e Portit dhe Garda Civile identifikuan aktivistin, i cili mori me qera varkën “L’Estreta” me qëllim që ta përplaste me jahtin e ende pronarit të Chelsea, i cili ishte ankoruar në “Marina Barcelona 92” (MB92).

Policia nuk i arrestoi personat e përfshirë në ngjarje. Shtypi anglez raporton se jahti i milionerit Abramovich mbeti i padëmtuar dhe u largua nga Barcelona.

“Solaris” i Abramovich është 460 këmbë i gjatë, ka tetë kuverta, duke përfshirë një kuvertë helikopteri, 48 kabina dhe dy motorët e tij elektrikë të teknologjisë së fundit, e bëjnë atë jahtin më të fuqishëm në botë. Ka një kapacitet për 36 pasagjerë dhe 60 anëtarë të ekuipazhit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN