MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Dyfishohet vlera e Brojës, Chelsea do mbi 30 mln €

29.03.2022 - 17:49

Armando Broja, në pak kohë, është kthyer në idhullin e ri të tifozëve kuqezi. 20-vjeçari po zhvillon një sezon fantastik me Southampton, 9 gola në pak ndeshje, 6 prej tyre në Premier League.

Me paraqitjet e tij, Broja ka tërhequr interesimin e shumë klubeve në ishull, nga Arsenal deri te klubi i tij aktual, Southampton, me “shenjtorët” që prej kohësh kërkojnë të blejnë kartonin e tij.

Fama e Brojës ka kaluar edhe ishullin, ku për të interesohen edhe në Serie A, klube si Milan e Napoli. Brenda pak kohësh, vlera e Brojës në tregun e transferimeve është dyfishuar.

Më 23 dhjetor, Broja vlerësohej nga ‘Transfermarkt’, faqja e specializuar për tregun e lojtarëve, me 9 milionë euro, ndërsa në përditësimin e fundit, më 29 mars, sulmuesi kuqezi vlerësohet me 18 milionë euro, dyfish brenda pak muajsh.

Kjo është një shifër e ulët në sytë e stafit drejtues të Chelsea, të cilët sipas raporteve të fundit, as që futen në negociata nëse nuk paraqitet minimalisht një ofertë prej 30 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulmuesi shqiptar oferta nga Italia

Pretendentët e Serie A kërkojnë Brojën


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak