MENU
klinika

Çerekfinalet dhe gjysmëfinalet, rruga drejt Parisit

E pashmangshme në short, përplasje gjigantësh në Champions

18.03.2022 - 13:14

U hodh shorti i Champions League, i fundit i këtij sezoni, ku janë kompletuar katër duelet e çerekfinaleve, por edhe gjysmëfinalet e mundshme, me finalen që do të luhet më 28 maj në Paris.

Tetë skuadrat çerekfinaliste ishin: Real Madrid, Bayern Munchen, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Atletico Madrid, Benfica dhe Villarreal. Gjithçka ishte e mundur, përfshirë derbet e anglezëve dhe spanjollëve. Nuk kishte më ndarje në vazo, shorti është i lirë dhe çerekfinalet do të luhen më 5 dhe 15 prill në një javë.

ÇEREKFINALET

Chelsea-Real Madrid

Manchester City-Atletico Madrid

Villarreal-Bayern Munchen

Benfica-Liverpool

 

GJYSMËFINALET

Manchester City/Atletico Madrid-Chelsea/Real Madrid

Benfica/Liverpool-Villarreal/Bayern Munchen