MENU
klinika

As mos u përpiqni ta shqiptoni emrin e bebit!

Elon Musk përsëri baba!

11.03.2022 - 11:40

Elon Musk dhe Grimes janë bërë sërish prindër dhe lajmin e zbuloi këngëtarja gjatë një interviste për Vanity Fair.

Ajo tregoi se vajza e tyre erdhi në jetë përmes një nëne surrogate në dhjetor të vitit 2021, disa muaj pasi ajo dhe Musk i kishin dhënë fund marrëdhënies e cila zgjati 3 vite.

Njësoj si emri i vëllait, edhe emri i vajzës është tepër i pazakontë. Gjatë: Exa Dark Sideræl. Shkurt: Y. Kujtojmë se djali shkurt quhet X.

Musk ka edhe pesë djem të tjerë nga martesa me Justine Wilson: binjakët Griffin dhe Xavier dhe trinjakët Damian, Saxon dhe Kai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E zbulon për herë të parë

Elon Musk vuan nga sindroma e rrallë