MENU
klinika

Pasojat

Era e fortë prish kalçeton në Orikum dhe stadiumin në Fier

31.03.2022 - 20:06

Erërat e forta që kanë përfshirë pothuajse të gjithë vendin tonë ka rrezikuar edhe jetën e personave. Në Orikum, era e fortë ka rrëzuar bazën strukturore të kalçetos.

Në momentin kur ndodhi kjo situatë, lojtarët e klubit të Orikumit ndodheshin brenda duke ushtruar seancat stërvitore në fushën sportive të mbyllur, pasi moti i keq nuk i ka lejuar t’i zhvillojnë në ambiente të hapura.

Për fat të mirë nuk ka patur asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale. Përkeqësimi i motit ka sjellë edhe dallgëzim të madh në bregdetin e Shëngjinit. Si pasojë e motit të keq prej mbrëmjes së kaluar ka pasur ndërprerje të energjisë në disa zona.

Era e fortë rrëzoi edhe tendën e tribunes së stadiumit të Fierit. Tenda është “shkulur” dhe ka rënë pranë një rrugice ku ndodhen disa shtëpi banimi, ku për fatin e mirë në atë momente nuk kanë qenë duke kaluar qytetarë.