MENU
klinika

Profeti i modernizmit

I lodhur nga banaliteti!

18.03.2022 - 19:08

        Poeti francez lindi më 18 mars 1842. Gjithë jetën ia kushtoi poezisë.

Vargjet e para na shfaqin një poet, që vuan nga banaliteti i jetës së përditshme dhe që aspiron një parajsë, ku gjithçka të ishte Bukuri./Konica.al

Në agimin e modernizmit, në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, veprimtaria e artistëve avangardë shpesh u ngjason ekspeditave rivale në rajone të paeksploruara polare. Synimi ishte zbulimi i sferave të reja të shprehjes: fjalë e pashprehur, imazh i papikturuar, tingull i padëgjuar. Pas vdekjes së tij, në 1898, ai la pas një vepër kaq të padepërtueshme, saqë ende në ditët e sotme është objekt studimi. Revolucioni i Malarmesë erdhi me një maskë të jashtme konservatore. Shumë nga poezitë e tij marrin formën e soneteve dhe shumë prej tyre përdorin aleksandrinin dymbëdhjetërrokësh, metri i tragjedisë klasike franceze.

Ndikimi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm. Pol Klodel dhe Pol Valeri lëvizën në hijen e tij; kështu në shkallë të ndryshme bënë edhe Eliot, Paund, Xhojs dhe veçanërisht Uallas Stivens, të cilët organizuan përplasje të ngjashme të abstraksionit madhështor dhe realitetit të zakonshëm.

Poezitë e Malarmesë ruajnë hapësirat e zakonshme të jetës borgjeze. Kalojmë nëpër dhoma të mbushura me mobilie: rafte, dollapë, shtretër, orë. Shushurima e dantellës pas dritareve. Jashtë, shikojmë diellin dhe perëndimin e diellit, yjet e yjësitë. Malarmesë i pëlqente të lundronte dhe shpesh shkruante për varkat dhe lundrimin qiellor, veçse në një mënyrë ose në një tjetër këto cilësime janë çjerrë, tronditur, përmbysur. Poetika e tij kërkonte në mënyrë eksplicite “zhdukjen vibruese” të realitetit në një vepër të pastër e të vetëmjaftueshme. Akoma më radikale, ajo vepër rezulton në “zhdukjen e poetit, i cili ia lë iniciativën fjalëve”.

Malarme na intereson për shkak të vendit, që zë trillimi në jetën tonë. Një ditë, kur një inspektor pyeste Mallarme në për një gazetë se çfarë mendonte për shpërthimin në Dhomën e Deputetëve, poeti iu përgjigj: “Unë nuk di ndonjë bombë tjetër, përveç librit”.

Në pamje të parë, përgjigja duket e shkurtër, por, akoma më shumë, nëse e lidhim me aktin e të shkruarit, i cili nuk mund të mjaftohet me një paraqitjet të thjeshtë të asaj që ka ndodhur ose mund të ndodhë. Trillimi nuk është rrëfim. Dhe as poema. Poezia për Malarmenë ishte një detyrë shpirtërore. Është një trillim shkatërrues, është një dramë e aftë të zgjojë Rastësinë, në çdo rast ta prodhojë atë, pa e dashur, apo parashikuar domosdoshmërish poeti gjatë jetës së tij.

Një poezi është një mister, të cilit, lexuesi duhet t’i kërkojë çelësin.

Poezia përfaqëson një nivel tjetër leximi: leximi i poezisë është një praktikë, një aplikim, një akt njohës. Kjo është ajo që Malarme, quante “mister në shkronja”. Poezia duhet të jetë në gjendje të thotë të panjohurën, atë që shkon përtej përvojës së shqisave, gjë që është e realizueshme vetëm nëse fjala shkon përtej vetvetes dhe shpaloset në mundësitë e saj të ndryshme: “Vepra e pastër nënkupton zhdukjen e poetit, e cila i nënshtrohet iniciativës së fjalëve (…) ato ndizen me reflektime të ndërsjella, si një rrip virtual zjarresh drite mbi gurë të çmuar”./Konica.al

 

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen