MENU
klinika

“Kam një problem shëndetësor”

I përlotur, Fedez ndan lajmin e hidhur

18.03.2022 - 13:18

Këngëtari i njohur italian Fedez, pas disa ditësh mungesë në rrjete soiale, i përlotur u shpjegoi ndjekësve të tij në “Instagram” se vuan nga një problem shëndetësor. Ai thotë se e ka marrë vesh me kohë dhe kështu tani do t’i nënshtrohet një trajtimi.

“Fatkeqësisht, më gjetën një problem shëndetësor, por për fat të mirë u gjet në kohë, i cili përfshin një rrugë të rëndësishme që do të më duhet të ndjek dhe që gjithashtu kam dëshirë ta tregoj. Jo tani, jo në këtë kohë kur kam nevojë të mbaj familjen time.


Kur zbulova atë që zbulova, leximi i historive të tjera më ngushëlloi. Patjetër që kam dëshirë t’ju tregoj për këtë në të ardhmen. Unë jam i rrethuar nga afeksione, kjo parantezë e jetës arrin të marrë kuptim, që herë pas here nuk mund të jepet.

Kjo do të jetë forca ime. Jam gati të përballem me këtë aventurë të re që më ka paraqitur jeta, falënderoj gruan time që më ka qëndruar pranë në këto ditë, miqtë dhe familjen time. Shpresoj që të mund t’ju jap përditësime pozitive në ditët në vijim.”- njoftoi reperi.

Ndërkohë, edhe partnerja e tij Chiara Ferragni ka shprehur publikisht mbështetjen për të me anë të një postimi në “Instagram”.

“Dashuria e jetës sime @fedez ka nevojë për një mbështetje shtesë në këto ditë ❤️ Ne të duam më shumë se kurrë dhe do të jesh mirë së shpejti, gjithmonë i rrethuar nga dashuria e të gjithë familjes, miqve dhe njerëzve që të duan kaq shumë shumë.”- ka shkruar ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkak, ditëlindja!

Kërcënohet me vdekje Fedez

Martohet blogerja dhe reperi

Një dasmë përrallore në Itali


"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat